Energjia e çon Ramën në Beograd, bashkë me të edhe liderë tjerë të Ballkanit të Hapur – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët rajonale për “mundësitë e investimit në burimet e ripërtëritshme të energjisë”.

Ngjarja do të organizohet në Beograd, ka raportuar kosovo-online, të enjten.

E pos Ramës dhe nikoqirit, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Zoran Tegeltija.

Siç ka njoftuar shërbimi për bashkëpunim me media i presidentit serb është planifikuar një konferencë e përbashkët për media për pjesëmarrësit e konferencës.

Konferenca do të organizohet nga ambasadat e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd dhe Sarajevë, në bashkëpunim me Aleancën e Biznesit Nordik, Shoqatën e Biznesit Norvegji-BiH dhe partnerët norvegjezë të Serbisë për bashkëpunim në fushën e energjisë.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ishin pajtuar për Ballkanin e Hapur, ndërkaq Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina ishin monitoruese.

Kosova e ka refuzuar pjesëmarrjen vazhdimisht, duke e preferuar Procesin e Berlinit.

You may also like