Ende s’ka përfunduar takimi Kosovë-Serbi për situatën në veri, negociatat vazhdojnë

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se bisedimet në Bruksel mes palës kosovare dhe asaj serbe për çështjen e targave nuk kanë mbaruar ende.

“Dialogu: Takimi mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga emisari Miroslav Lajçak s’ka përfunduar ende, negociatat po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Stano në Twitter.

Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se kanë arritur dakordim me palën serbe sa i përket targave megjithëse ka disa pika të papërfunduara.

“Kemi tentuar që të detyrojmë Serbinë që të largojë edhe procedurat për qytetarët e Kosovës që lëvizin drejt Serbisë. Ky ka qenë edhe rezultati i sotëm dhe mund të themi që është një marrëveshje. Do të preferonim shumë më tepër që të mos ketë asnjë barrierë dhe që të dy shtetet të njohin në tërësi tabelat e vendeve të tjera dhe ky do të jetë edhe objektivi kryesor i grupit punues të cilin do ta themelojmë dhe i cili do të fillojë të takohet që nga data 21 tetor”.

You may also like