Ende herët të flitet për të – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, ka thënë se ende është herët të flitet për të ardhmen e Lionel Messit.

Galtier, mes tjerash, theksoi se Messi ka qenë vendimtar për PSG-në në shumë momente gjatë këtij sezoni, transmeton Klankosova.tv.

“Është shumë herët për të ditur të ardhmen e tij”, deklaroi trajneri në konferencën e fundit për shtyp.

“E kam thënë tashmë se qëndrimi i tij do të ishte një lajm pozitiv për të gjithë”.

“E di që ka pasur shumë kritika pas Bayern Munichut, por ai ka qenë vendimtar në shumë momente të sezonit. Messi, gjatë këtij sezoni, ka zhvilluar 31 paraqitje, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 të tjerë”.

Ai ka kontratë me Parisin deri në fund të sezonit.

You may also like