“EMV Shitje” nënshkroi marrëveshje për furnizim të gazit natyror për muajin shkurt me “Ballkan Jutilitis”

by admin
Spread the love

“EMV Shitje” me kompaninë bullgare “Ballkan Jutilitis” nënshkroi marrëveshje për furnizim të gazit natyror për muajin shkurt për nevojat e veta, si dhe për nevojat e subjekteve të tjera ekonomike në vend, informojnë nga kompania.

Siç thonë prej atje, në thirrjen publike që kanë qenë në dispozicion për të gjitha kompanitë vendase dhe të huaja kanë arrit dy oferta. Kompania “Aktael” ka ofruar çmimin prej 99,83 euro për megavat orë, ndërsa kompania “Ballkan Jutilitis” ka ofruar çmim të gazit natyror prej 98,71 euro për megavat orë.

“Çmimet e ofruara të gazit nga ana e dy kompanive përfshijnë të gjitha kostot për furnizim të energjisë, si dhënia me qira e kapaciteteve të transmetimit, tarifat e ndryshme dhe marzhin. E theksojmë këtë fakt për të shmangur spekulimet e mundshme që mund të lindin nga çmimi i gazit në bursa për momentin, por në çmimin e bursës nuk janë kalkuluar të gjitha shpenzimet shtesë që dalin nga furnizimi, siç është dhënia me qira e kapaciteteve të transmetimit, tarifa dhe marzhe të ndryshme, thonë nga “EMV Shitje”.

Me ofertuesin që kishte ofruar çmim më të ulët në momentin e marrjes së vendimit rreth përzgjedhjes, theksojnë se është lidhur një kontratë biznesi i vlefshëm që përmban të gjithë parametrat e thirrjes publike, pra sasinë, çmimin, dinamikën dhe garancinë e dorëzimit.

“Me këtë blerje do të plotësohen në tërësi nevojat e gazit natyror për prodhimin e energjisë termike për termocentralet Lindje, Perëndim, Energjetikë dhe Shkup Veri, si dhe për konsumatorët e tjerë të gazit natyror në vend. Qytetarët të jenë të sigurt dhe të qetë se edhe në muajin shkurt do të vazhdojë furnizimi i vazhdueshëm me energji termike”, theksojnë nga “EMV Shitje” dhe paralajmërojnë se gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrje e re publike për furnizim të gazit natyror për muajin mars 2023.

You may also like