EMV dorëzon ofertë te EVN Home, Çmimi për MW është 13,6 për qind më i lartë se i këtij viti

by admin
Spread the love

Kompania shtetërore e energjisë elektrike EMV më në fund ka dorëzuar ofertë deri te EVN Home. EMV-ja do t’i shesë një megavat energji elektrike Furnizuesit Universal për 41 euro ose pesë euro më shtrenjtë se në vitin 2021.

Nga EVN Home thonë se ky çmim është për periudhën nga janari deri në qershor dhe se EMV ka konfirmuar se do të sigurojë 100 për qind të nevojave të qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël.

SHA EMV si ofertuesi më i favorshëm do t’i mbulojë të gjitha sasitë e nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga Furnizuesi Universal për gjysmën e parë të vitit 2022. Çmimi i blerjes është 13,6% më i lartë se ai i mëparshmi, i fituar në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal”, thanë nga EVN HOME.

Sipas planit të prodhimit, 100 për qind të rrymës EMV-ja do ta sigurojë nga termocentralet vendase, që do të thotë se nuk planifikohen importe. Ndryshe, sipas informacioneve tona, tashmë është rënë dakord që të hiqet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike, ndërsa natën dhe të dielën mbeten në dispozicion për qytetarët. Autoritetet besojnë se është më mirë të ndryshohet modeli.

Për të rritur ndihmën ndaj qytetarëve që kanë më shumë nevojë, kategorive të rrezikuara të qytetarëve po punohet për ndryshimin e modelit të mbështetjes së varfërisë energjetike me sistem të kuponëve. Mjetet direkt t’i transferojmë për nevojat e familjeve për faturat e energjisë elektrike”, theksuan nga Ministria e Ekonomisë.

Qeveria planifikon heqjen e tatimit mbi vlerën e shtuar për importin e energjisë elektrike përmes sistemit të transmisionit.

Sipas ekspertëve tatimor, ky ndryshim i ligjit nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar të energjisë elektrike për qytetarët, por do të lirojë më shumë likuiditet për MEPSO-në shtetërore.

Qeveria planifikon gjithashtu heqjen e TVSH-së për importin e gazit natyror dhe uljen e akcizës për këtë karburant. Komisioni Rregullator i Energjetikës në dy javët e ardhshme duhet të bëjë përllogaritjen e kërkesave të kompanive energjetike nga vendi dhe të vendosë se sa do të jetë rritja e faturave të energjisë elektrike për amvisëritë.

You may also like