“Emri „Maqedonia Veriore“, një hap drejt ndryshimit të kufijve në rajon!”

by admin
Spread the love

“Imponimi i emrit të shtetit „Maqedonia Veriore“ nga diplomacia ndërkombëtare nënkupton nevojën për ribashkimin e natyrshëm të kësaj pjese të rajonit gjeografik të Maqedonisë, në të ardhmen, me pjesën tjetër të „Maqedonisë Jugore“, me kryeqytet Selanikun.

Nëse faktori ndërkombëtar ia imponon shtetit të sotëm të Maqedonisë si zgjidhje emrin „Maqedonia Veriore“, me këtë e rikthen në agjendën e diplomacisë së fshehtë ndërkombëtare çështjen e mbyllur të ndarjes dhe copëtimit me dhunë të Maqedonisë, jo për t’i përmirësuar gabimet historike të së kaluarës, por për interesa aktuale gjeostrategjike dhe gjeopolitike, për përmirësimin e gabimit të mëhershëm me krijimin e shtetit të Maqedonisë „jugosllave“ në kohë të gabuar (1944) dhe në territor të gabuar, me pjesën më të madhe të territorit të shteti në trojet etnike historike dhe aktuale shqiptare, të pushtuara nga shtetet fqinje pas vitit 1913.

Diplomacia ndërkombëtare nuk do të gjejë shpjegime në të ardhmen pse e toloroi në heshtje krimin kundër njerëzimit, pastrimin e madh etnik, shkëmbimin e banorëve mes shteteve fqinje, shpërnguljen me dhunë dhe ndryshimin e përbërjes etnike në masën mbi 50%, në rajonin gjeografik të Maqedonisë pas viteve, 1913, 1919, 1923, 1938, pas vitit 1945 dhe në mënyrë sistematike më vonë.

Rajoni gjeografik i Maqedonisë, nga Mali Sharr, Fusha e Pellagonisë e deri në Detin Egje, nga periudha më e lashtë që njeh historia e njerëzimit e deri pas rënies së Perandorisë Osmane, ka qenë i dominuar nga popullsia ilire-arbërore-shqiptare autoktone, ku kanë jetuar në përqindje më të vogël edhe grekë, vllehë, hebrej, sllavë, turq dhe të tjerë” shkruan Abdulla Mehmeti.

The post “Emri „Maqedonia Veriore“, një hap drejt ndryshimit të kufijve në rajon!” appeared first on InfoShqip.com.

You may also like