Emri i tij është kërkuar si askush më parë në…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luiz Ejlli është pa asnjë dyshim kryefjalë e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. E këtë e ka vërtetuar ditën e sotme edhe eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i cili i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel foli për statistikat e shikueshmërisë dhe kërkimit në Google e rrjete sociale për fenomenin “Big Brother.

Kallanxhi zbuloi cilat janë trendet e momentit në Google dhe cili emër i banorëve të këtij edicioni të Big Brother kërkohet më shumë në Google e rrjete sociale. Eksperti i IT-së tregoi se emri i Luizit ishte i pari që kërkohej, më pas, shumë vende më poshtë vinte emri i Kiarës, Oltës dhe Amosit.

Eksperti tha emri i tij është kërkuar masivisht, duke përdorur jo vetëm togfjalëshin Luiz Ejlli, por edhe ‘Luizi Eurovizion’, ‘Luizi Edi Rama’ e ‘Luizi sëmundja’, duke thyer edhe rekorde e duke kaluar edhe ish-kryeministrin Berisha e kryeministrin Rama.

“Emri i tij është kërkuar masivisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha Kallanxhi në emisionin e mëngjesit në Top Channel.

You may also like