EMRAT/ Zbulon edhe 4 konkurrentët e radhës në BBV, mes tyre dhe Tea e “Përputhen”

by admin
Spread the love

Big Brother VIP 2 Albania startoi sot në televizionin Top Channel, nën drejtimin e moderatores së njohur Arbana Osmani.

Dy konkurrentët e parë ishin Olta Gixhari dhe Kristi Aliaj, ndërsa tani, janë prezantuar edhe 4 konkurrentët e radhës.

Gazetarja Zhaklina Gjolla ishte banorja e tretë e shtëpisë, ndërsa i katërti, ishte aktori Herion Mustafaraj, i cili është bërë i njohur pas rolit të tij të Benit, në filmin “Beni ecën vetë”.

Ndërsa konkurrentja e pestë e Big Brother VIP Albania, ishte Tea Trifoni. Kjo e fundit u bë e famshme pas konkurrimit të saj në emisionin e dashurisë, “Përputhen”. Konkurrenti i gjashtë, është aktori Genti Hazizi.

You may also like