Empoli dhe Genoa ndajnë pikët, u aktivizuan vetëm Ismajli dhe Behrami

by admin
Spread the love

Empoli dhe Genoa kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 12-të në Serie A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Carlo Castellani”, ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Federico Di Francesco dhe Szymon Zurkowski shënuan për Empolin, kurse Domenico Criscito (penallti) dhe Flavio Branchi shënuan për Genoan.

Ardian Ismajli u aktivizua te vendasit nga minuta e 78-të, kurse minuta kësaj radhe nuk kishte për Nedim Bajramin, Kristjan Asllanin dhe Samir Ujkanin.

Te mysafirët ishte Valon Behrami që luajti nga minuta e 69-të.

Empoli tani ka 16-të pikë dhe renditet në pozitën e tetë, kurse Genoa me nëntë pikë ndodhet në pozitën e 17-të. 

You may also like