Emocionohet Luizi, rrëfen mes lotësh momentin kur humbi të atin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjatë një bisede me Bjordin në shtëpinë e “Big Brother Vip”, këngëtari Luiz Ejlli ka folur për humbjen e të atit dy vite më parë.

Luizi tregoi se e ka humbur të atin në natën e Krishtlindjeve, madje kishte folur në telefon me të disa orë para se të merrte lajmin e trishtë.

“Para dy viteve, natën e Krishtlindjeve. Natën që hyra këtu ishte dy-vjetori. Shyqyr që iku pa vuajtje. Ishim shumë të lidhur. Atë natë më ka marrë 4 orë para për të më uruar Krishtlindjetz

Nga ora 11 e 20, kishte dalë me kushërinjtë në një kafe, kanë qenë duke ndenjur në tavolinë dhe babai im iu ka thënë që “ka një shtrëngim.” Siç ka qenë ashtu, është mbajtur në shpatullën e kushëririt, ai e ka shtrirë në tokë dhe e ka ndihmuar derisa ka ardhur ambulanca.

E vetmja gjë që më ngel merak, është që nuk isha aty në minutat e fundit. E kanë mbajtur në spital, më tha mami që i kapi dorën një herë dhe…”, u dhpreh Luizi.

You may also like