Emisioni “Analizë Kuq e Zi”, publikohen statistikat e sezonit për Uzunin, Laçin dhe Ramadanin

by admin
Spread the love

Emisioni Analizë Kuq e Zi, publikoi statistikat e sezonit për tre prej legjionarëve më të dalluar të këtij sezoni, Myrto Uzuni, Qazim Laçi dhe Ylber Ramadani.

Dy të parët e përfunduan sezonin si kampionë, teksa beratasi triumfoi në LaLiga 2 me Granadën. Sulmuesi ishte lojtari më i dalluar i skuadrës me 23 gola të shënuar duke u shpallur edhe golashënuesi i kampionatit.

Nga ana tjetër, kampion u shpall me Spartën e Pragës edhe Qazim Laçi. Mesfushori që u transferua në janar në kampionatin çek arriti rë festoj me trofe ndërsa u shndërrua ndeshje pas ndeshje në një lojtar të rëndësishëm për Spartën e Pragës.

Sakaq, Ylber Ramadani pjesë e Aberdeen në Skoci ishte një nga legjionarët më të aktivizuar në këtë sezon. Mesfushori rezultoi një “busull” në mesfushë për skocezët që e mbyllën kampionatin në vendin e tretë dhe do të marrin pjesë në kualifikueset e Conference League.


Top Channel

You may also like