Emisari britanik për Ballkanin, i gatshëm të ndihmojë në dialogun Kosovë-Serbi

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti e takoi emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, në margjinat e tryezës vjetore, të organizuar nga “The Economist”.

Zhvillimet në Kosovë në rajonin e Ballkanin Perëndimor ishin tema kyçe të takimit.

Kurti e njoftoi emisarin Peach për reformat e nisura, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, reformë në drejtësi dhe qeverisje të mirë.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, emisari Peach shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Marrë për bazë përvojën e gjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, emisari Peach shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në procesin e dialogut.

U  bisedua lidhur me ndikimin e aktorëve të tretë, e në veçanti ndikimin rus në rajon dhe pasojat e mundshme të kësaj ndërhyrjeje përmes shpërndarjes së informatave të rrejshme.

Kurti dhe Peach u dakorduan për intensifikim të përpjekjeve me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

 

You may also like