Emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa nga ta me lëndime në trup

by admin
Spread the love

 Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Siria janë gjetur në fshatin e Likovës, disa me lëndime në trup, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Në Sektorin për krim tejkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim, dje ka pasur paraqitje se rreth orës 10:00 në fshatin Llojan, Likovë, nëpunës policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Veri, gjetën 15 persona – emigrantë nga Siria, disa prej të cilëve kishin lëndime në trup”, sqarohet në kumtesën e MPB-së.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

MARKETING



You may also like