Emigrantë me makina 100 mijë paund! – Shqip

by admin
Spread the love

Shumë media po i bëjnë jehonë llojit të festimeve shqiptare në Angli, më saktë në Londër, pikërisht për festën e Pavarësisë.

Por interpretimi nuk ka qenë në çdo rast dashamirës. Festimet janë etiketuar si “egoiste”, fjala më e butë e përdorur, pasi emigrantët shqiptarë kanë sfiduar rregullat e jetës publike më mënyrën e të festuarit, duke sjellë kaos në trafik, duke u rënë borive si të qenë në Shqipëri, si dhe, ç’është më kryesorja, mbi dhe brenda automjteve luksoze.

Pamjet e shpërndara në internet tregojnë automjete të tilla si Audi, Range Rovers dhe Porshe që ndalojnë trafikun rreth Westminster-it. Mes makinave kishte një Lamborghini Huracan ngjyrë vjollce dhe një Mercedes të klasit G, makina që kushtojnë mbi 100,000 paund, raportojnë disa media, britanike apo europiane.

Ndodh kjo ndërsa është bërë lajm fakti që shqiptarët po rendin me gomone drejt brigjeve britanike duke kaluar me to La Manche-in, apo se atje merren me punë të pista, duke u shndërruar në kriminelë.

Së fundi, kaq për emigracionin shqiptar u shpreh dhe ministrja e Brendshme, Suella Braverman, duke nxitur reagimin e ashpër të kryeminstrit Rama. /tesheshi.com/      

You may also like