Emigracioni drejt Britanisë! Ervin Karamuço ngre alarmin dhe paralajmëron: Si kërcënohet rinia shqiptare nga bandat në Francë

by admin
Spread the love

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka folur lidhur valën së emigracionit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

Ai u shpreh më tej se shqiptarët rrezikojnë shumë kur nisen drejt Anglisë, duke treguar se të rinjtë po përballen me vdekjen për shkak të grupeve kriminale, arabe dhe kurde në Francë, të cilët qarkullojnë me armë, në zonën ku rrinë shqiptarët gjatë periudhës që presin për të hipur në gomonet që I transportojnë drejt Anglisë.

“Gjatë kësaj kohe kam pasur kontakt me disa gazetarë të Britanisë së Madhe, dhe më pyetën pse po vinë këta të rinj?

Pse po vinë nuk e di, pasi kjo është një përplasje mes qeverive tashmë. Ka njerëz që largohen për të bërë banditizëm, por ka njerëz që largohen për të gjetur një shpresë.

Nëse doni të kuptoni pse po largohen të rinjtë, shkoni në Has apo fshatra të thella.

Kush i organizon?

Kur ka kërkesë ka grupe të gatshme, pasi nëse ambasada nuk e jep vizën do gjenden rrugë të tjera. Dhe rrugët gjendet edhe në rrjetet sociale. Me gomone, ka pasur edhe me charter, nga brigjet e Francës. Nuk është se kalojnë direkt në ngushticën e Francës. Por rrinë edhe me javë. Po të shikoni higjienën e tyre, apo janë përplasur me emigrantë të tjerë. Zonat ku ata flenë janë zona hotelerie jo shqiptare. Janë të kurdëve e të tjerëve, por askush nuk flet për këtë. Çdo natë krisma të AK47-tave. Aty bëhet luftë në vendet ku flenë emigrantët, pasi ata paguajnë për të fjetur. Dhe ata mund të vriten edhe pa shkuar në Angli. Ky është problem I Francës, pasi bandat arabe dhe kurdë qarkullojnë çdo ditë aty, dhe shqiptarët nuk kanë faj. Kanë zgjedhur të largohen dhe kur shkonin dikur në Greqi, nuk ka thënë askush se po shkojnë kriminelë.

Atëherë kishte edhe banda greke që I kalonin në kufi. Mos harrojmë që mafja është gjithmonë një hap përpara shtetit.”– u shpreh Karamuço.

You may also like