Emër për emër: Kush janë 38 deputetët e Bashës që bashkuan votat me Ramën

by admin
Spread the love

Pavarësisht nga akuzat se mund të luajnë rolin e një opozite fasadë duke bashkuar votat me qeverinë pjesa më e madhe e deputetëve demokratë të grupimit të Bashës votuan pa komplekse dhe pa e diskutuar fare urdhrin e shefit të tyre për të zgjatur mandatin e organeve të vetingut.

Me përjashtim të Flutura Açkës, Tomor Alizotit dhe Alfred Rushajt që nuk pranuan të lëpinin atë që PD ka pështyrë prej pesë vitesh për kapjen nga Rama të reformës në drejtësi, të gjithë të tjerët shkuan në rresht për të plotësuar numrin 119 që do u a kishte zili edhe opozita fallco e parlamentit të shkuar. Këtyre tre “disidentëve” që vendosën të mos ishin në sallë i’u bashkuan edhe deputetët përkrahës të foltores që nuk deshën të shihen si shtojcë e qeverisë: Sali Berisha; Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi.

Çudi bëri që zgjatjen e komisionit të vettingut nuk e votoi as ministrja e Energjitikës Belinda Balluku që gjendej në sallë. Por me sa duket ajo ia i lejoi vetes këtë luks pasi Basha i kishte garantuar mazhorancës vota me shumicë. Me siguri Balluku është kujdesur të shmangte ‘konfiktin e interesit” pasi do i duhej të zgjaste me 30 muaj edhe punën e së motrës që është gjyqtare e vettingut.

Mes surprizave të radhitjes në shportën e Ramës qenë edhe votat Dash Shehit, Agron Dukës, Vangjel Dules, Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës. Nga përkrahësit e Berishës votën pro e dha Isuf Çelaj i Tropojës. Po ashtu edhe Agron Çela i LSI-ë që është politikan biznesmen doli nga rreshti duke votuar pro. Shqip i ka rreshtuar emër për emër, sipas qarqeve, të 38-ë deputetët opozitarë që bashkuan votën me Ramën në mënyrë që zgjedhësit e tyre ti identifikojnë më lehtë.

Qarku Berat

Kasëm Mahmutaj

Qarku Dibër

Xhelal Mziu

Kreshnik Çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

Qarku Durrës

Merita Bakiu

Ferdinant Xhaferaj

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

Gazment Bardhi

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji

Qarku Fier

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Kukës

Flamur Hoxha

Isuf Çelaj

Qarku Lezhë

Agron Gjekmarkaj

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Elda Hoti

Qarku Shkodër

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli

Zef Hila

Qarku Vlorë

Ina Zhupa

Fation Veizaj

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

Lulzim Basha

Jorida Tabaku

Grida Duma

Orjola Pampuri

Qarku Korçë

Ervin Salianji

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

You may also like