Email-t e Nanos: “Më gjej kush e financon Kokëdhimën”, zbulohen komunikimet mes ish-drejtorit të SHISH dhe agjentit

by admin
Spread the love

Një tjetër email i Gledis Nanos dërguar nga ish-drejtorin e Krimit të SHISH, Frederik Ymeri është bërë publik.

Në të theksohet se Ymeri ka kërkuar informacione një personi me emrin Luftar, që ky i fundit ti tregonte se kush e ka financuar Koço Kokëdhimën dhe lidhjet që mund të kishte ky i fundit me partinë Demokratike dhe atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Konkretisht kanë rezultuar këto interesime të tij: Më datë 07.01.2021, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 06*****9151, i dërgon mesazh Luftarit përdorues i numrit 06*****0233 me tekst : “Nëse ke mundësi të sqarosh kush janë lidhjet shoqërore të Koço Kokëdhimës? Nga financohet partia e tij dhe ç’farë marrëdhëniesh ka me partitë PD dhe LSI? Shkruaj sa më gjatë. Na duhen para datës 10”.

Luftari i kthen përgjigje me mesazh me tekst: “Do bëj disa takime dhe të vij në Tiranë të pimë kafe. Do të njoftoj 1-ditë para se të vij”.

Më datë 12.03.2021, ora 17:19:00, subjekti Frederik Ymeri përdorues i numrit 06*****9151, i dërgon mesazh Luftarit përdorues i numrit 06*****60233 me tekst: “Luftar gezohem te jeni mire familjarisht. Jam ne merak per shendetin tuaj familjar. A jeni mire. Brenda mundesive eshte e nevojshme te kemi informacion per prezencen e Agimit te Arte në Shqiperi. Te fala”,” shkruhet në email.

63289316c97b7

Lexo lajme interesante

You may also like