Elvana zbulon kush e ka marrë peng në natën e ndërrimit të viteve

by admin
Spread the love

Postimet e Elvanës janë aq të ralla në rrjetet sociale, sa kur ndodh të publikojë diçka ne jemi me sytë dhe veshët katër. Me një video këngëtarja ka treguar se festa e Vitit të Ri do e gjejë në Tiranë, pasi ka publikuar dhe pamjet e takimit me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj.

E sakaq, Gjata e ka shfrytëzuar këtë moment për të uruar ndjekësit për vitin 2022.

“Më të fortë, më të mirë, bashkë. Për një vit shprese e mbarësie. Jeta është më e fortë se çdo gjë”, ka shkruar Elvana në postim.

Sa herë kur këngëtarja kthehet në rrjetet sociale nuk harron asnjëherë të urojë ndjekësit e t’i falenderojë ata për dashurinë që i japin gjithmonë./revistawho.com

You may also like