Elton Qyno zbardh detaje të pathëna nga goditja ndaj Berishës: Policia do të shkojë në PD

by admin
Spread the love

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Elton Qyno deklaroi se ish-kryeministri Sali Berishën është thirrur që dje për të dëshmuar për goditjen.

Ai tha se ai nuk ka pranuar në mënyrë vullnetare për të dhënë një dëshmi, ndërsa pritet që atij t’i përsëritet edhe një herë thirrja.

Qyno: Fletëthirrja për Berishën i është dërguar qysh ditën e djeshme, por ai nuk ka shkuar në mënyrë vullnetare dhe pritet që t’i ripërsëritet thirrja për ta marrë në pyetje për këtë ngjarje, nëse nuk përgjigjet pozitivisht, sigurisht që do të jetë policia që do të shkojë në PD.

Në dijeninë time ka qenë nëna e personit në spitalin e Traumës dhe me këtë dokument e ka marrë me vete dhe mjekët janë njohur me këtë dokument, po ashtu edhe mjeku roje në spital. Ata e kanë transmetuar këtë dokument përmes medias më pas.

You may also like