Elshani-Kurteshit: Kemi kërkuar hetim për vendvotimin në Fushë-Kosovë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani i është përgjigjur Sami Kurteshit nga VV-ja, raporton Ekonomia Online.

Kurteshi gjatë mbledhjes së KQZ-së, tha ka pasur tentim për vjedhje industriale të votave, gjë që solli tensione e ndërprerje të mbledhjes.

Elshani theksoi se ata kanë kërkuar hetim të vendvotimit në Fushë-Kosovë, ku Kurteshi po pretendon se janë vjedhur vota.

Ai tha se nuk dëshirojnë që të preket asnjë votë e qytetarëve dhe për këtë kanë kërkuar hetim nga QNR-ja.

“Në mbledhjen e kaluar kemi kërkuar që ky vendvotim të shkojë në hetim. Në fund të fundit për të drejtën e qytetarëve, ne nuk njohim komisioner i cilës parti është, nuk dëshirojmë që asnjë votë të preket”.

“Ne nuk u deklaruam as si pro, as kundër këtij vendimi për këtë vendvotim, vetëm një raport të qartë se çka ka ndodhur. KQZ-ja ka përvojë dhe këtë përvojë duhet ta njohim e dimë. Jo të mendojmë se gjithçka fillon nga sot. Kemi pasur probleme por i kemi zgjidhur”, tha Elshani, raporton EO.

LEXONI EDHE:

You may also like