Elsa Lila rikthehet në skenë për të kënduar, ka një mesazh për fansat e saj

by admin
Spread the love

Elsa Lila do të kthehet në muzikë më shpejtë nga sa të gjithë e prisnim. Disa muaj pasi u pushuan të gjitha akuzat kundër saj dhe u shpall e pafajshme, artistja e njohur do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Elsa në Instagramin e saj ku shkruan: “Ju falenderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”

Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”. Elsa Lila u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme.

Elsa Lila debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.

You may also like