Elsa Lila reagon pas Festivalit të Këngës: Vështirë se do…

by admin
Spread the love

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila u rikthye në skenën e Festivalit të Këngës pas thuajse 25 vitesh. Me këngën ‘Evita’ dedikuar vajzës së saj, artistja vendosi të konkurrojë në edicionin e 61-të të Festivalit, një këngë që u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe fitoi edhe çmimin e parë të këtij eventi muzikor.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një reagim në rrjete sociale, dedikuar të gjithë ndjekësve të saj, për të cilët thotë se do të jetë e vështirë t’i harrojë dhe ishte shumë bukur që ishte me ta këto ditë.

“Ishte bukur të isha me ju këto ditë. Vështirë se do t’u harroj. Ju përqafoj”, shkruan artistja e njohur në rrjete sociale, e cila u shpall fituese e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës, por që nuk do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, pasi do të jetë një këngë tjetër që shkon në eventin muzikor europian.

Albina Kelmendi dhe familja e saj fituan çmimin e publikut me këngën ‘Duje’, duke përfaqësuar kështu Shqipërinë në Eurovizion në vitin 2022, me festivalin që do të mbahet në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar.

You may also like