Elon Musk punëson dy nga familjarët e tij në “Twitter”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Elon Musk ka punësuar dy anëtarë të familjes për të punuar në selinë e Tëitter në San Francisko.

Kushërinjtë e tij James Musk dhe Andreë Musk, djemtë e xhaxhait të miliarderit, tani duket se janë punonjës me kohë të plotë në Twitter. Andrew Musk punon në projekte të inxhinierisë softuerike, ndërsa James Musk ndihmon Elon Musk në detyra të ndryshme, sipas një burimi të brendshëm.

Ai ka sjellë gjithashtu staf nga kompanitë e tij të tjera, duke përfshirë inxhinierë nga Tesla dhe The Boring Company. Të tjerë përfshijnë avokatin e tij Alex Spiro dhe krahun e djathtë të tij Jared Birchall, i cili drejton zyrën e familjes së Musk, Excession. Ata janë ndër të besuarit e Musk-ut.

Që kur Elon Musk mori drejtimin e Tëitter në fund të tetorit, rreth 70% e stafit të fuqisë punëtore prej 7,500 personash janë pushuar nga puna ose kanë dhënë dorëheqjen.

 


Top Channel

You may also like