Elon Musk, mbledhje me punonjësit e Twitter për herë të parë në Town Hall

by admin
Spread the love

Elon Musk do të flasë me punonjësit e Twitter Inc. këtë javë, për herë të parë në një mbledhje të kompanisë.

Ky do të jetë takimi i parë i Musk me punonjësit, që nga paraqitja e ofertës prej 44 miliardë dollarësh në prill, tha një burim të hënën, duke iu referuar një email-i nga CEO i Twitter, Parag Agrawal për stafin.

Takimi është planifikuar të enjten dhe Musk do t’u përgjigjet pyetjeve të punonjësve të Twitter, shtoi burimi.

Lajmi, i publikuar për herë të parë nga Business Insider, vjen pasi javën e kaluar, Twitter deklaroi se parashikon një votim të aksionerëve mbi shitjen në fillim të gushtit.

Një përfaqësues i Twitter konfirmoi pjesëmarrjen e Musk në takimin e kompanisë që do zhvillohet këtë javë.

Që nga oferta për blerjen e kompanisë nga Musk, shumë punonjës të Twitter kanë shprehur shqetësimin se sjellja e paparashikueshme e miliarderit mund të destabilizojë aktivitetin e shoqërisë së medias sociale dhe ta dëmtojë financiarisht.

Në prill, CEO i Twitter, Agrawal qetësoi zemërimin e punonjësve gjatë një mbledhje të kompaninë ku stafi kërkonte përgjigje se si menaxherët planifikonin të trajtonin largimin masiv të mundshëm, të nxitur nga Musk.

Javën e kaluar, Musk paralajmëroi Twitter se mund të tërhiqej nga marrëveshja për të blerë kompaninë, nëse ajo nuk i siguronte të dhënat mbi spam dhe llogaritë false të kërkuara prej tij. / Reuters

Lexo lajme interesante

You may also like