Elon Musk dhe arti i djegies së 44 miliardë dollarëve në 10 leksione – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga Gregory Alegi & Livia Alegi

Mbyllni Twitter, Prehu në Paqe Twitter. Tre javë pas blerjes së Twitter nga tekno-miliarderi afrikano-jugor Elon Musk, këto janë disa nga hashtagët më në modë, të nxitur nga një menaxhim kaotik, ku nga kompania kanë ikur shumë punonjës dhe reklamues.

Nga pushimet nga puna në kompaninë Meta, kriza e FTX dhe problemet e Amazon, shumë platforma të mëdha të teknologjisë duket se po përjetojnë kohëra të vështira. Ajo që e dallon Twitter-in, është se kriza nuk u shkaktua nga masat monetare shtrënguese të FED-it, por nga ndërhyrja e shpejtë e Musk në çdo aspekt të jetës së korporatës, të cilën pas një hezitimi disamujor dhe një procesi gjyqësor e bleu atë për 44 miliardë dollarë.

Për të pasur liri maksimale në transformimin e shoqërisë, më 28 tetor Musk e hoqi Twitter nga bursa e Nju Jorkut. Në ditët që pasuan, idetë e tij për një Twitter 2.0 mbetën kryesisht të paqarta.

I vetë-emëruar si drejtor ekzekutiv, miliarderi ka ndërmarrë disa iniciativa për të reduktuar kostot (duke pushuar nga puna gjysmën e stafit, përfshirë të gjithë departamentin e moderimit) dhe për të rritur të ardhurat (me kalimin nga shërbimi pa pagesë,atë me abonim, në këmbim të shërbimeve shtesë).

Që atëherë, gjërat kanë shkuar drejt greminës, duke e vënë në dyshim vetë mbijetesën e kompanisë. Më shumë sesa një plan biznesi, kronika e këtyre ditëve të trazuara u ngjan një dekalogu të shkatërrimit të vlerës,konkretisht të 44 miliardë dollarëve.

1. Veprimi në mënyrë impulsive

Prezantimi i nxituar i projektit Twitter Blue, qëcertifikonte” identitetin e cilitdo që ishte i gatshëm të paguante 7.99 dollarë në muaj, i dha mundësi shumë njerëzve të imitonin kompanitë dhe personalitetet që ishin verifikuar më parë nga stafi i brendshëm. Dhe kjo gjë shkaktoi kaos.

Kështu u duku sikur gjiganti i farmaceutikës Eli Lilly tha se do të shpërndante falas insulinë, apo se Lockheed Martin se nuk do ti shesë më armë SHBA-së, Arabisë Saudite dhe Izraelit. Llogaritë e rreme sollën kolapsin e kompanisë në tregun ee aksioneve. Pas më pak se 24 orësh, u anulua certifikimi me pagesë.

2. Të mosshikuarit përpara

Të enjten e kaluar Musk shkarkoi – së bashku me shumë të tjerë – kreun e sektorit tëdistinktivëve elektronikë, të cilët përdoret nga nëpunësit për të hyrë në selinë qendrore. Kur stafi që deri dje punonte nga shtëpia u përpoq të kthehej në zyrë, dyert nuk u hapën më. Heqja nga përdorimi i dinstiktivit e zgjidhi problemin, por e dëmtoi edhe më shumë imazhin e Musk si një gjeni largpamës.

3. Armiqësimi me stafin

Largimi i menjëhershëm i gjysmës së punonjësve, ishte tashmë një sfidë e madhe për kompaninë. Por kërkesa që pjesa e mbetur të angazhohej për tëpunuar për orë të gjata dhe intensive brenda 36 orëve ka sjellë largimin e mijërave të tjerëve. Për më tepër Musk pushoi nga puna (sigurisht përmes një tweet-i,) punonjësit që e kritikuan.

4. Ndreqja e problemeve të gabuara

Shumë nga të metat që Musk ia atribuoi Twitter-it – si moderimi i tepruar – në fakt iu përgjigjën nevojave të sakta operacionale, si për shembull sigurimi i një mjedisi të arsyeshëm e të pranueshëm për publikun dhe kompanitë. Retorika e “lirisë së shprehjes” e gjen kufirin e saj në dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të njerëzve apo kompanive.

5. Trembja e reklamuesve

Për Twitter, sfida e fitimit të parave nga trafiku i ka qenë gjithmonë më e madhe se për platformat e tjera. Ndryshimet e papritura të kursit dhe rreziku i llogarive false nuk e ndihmuan aspak. Ditët e fundit, GroupM, gjiganti i reklamave online dhe blerësi kryesor i hapësirës në platformë, paralajmëroi klientët mbi rrezikshmërinë e reklamave në Twitter.

6. Debati me entet rregullatore

Një nga kompanitë tuaja është subjekt i një urdhri nga FTC. NHTSA, e cila monitoron sigurinë e makinave, po heton një tjetër kompani tuajën, pasi ajo po vret njerëz. Dhe ju e kaloni kohën duke polemizuar me të tjerët në internet. Zgjidhni problemet e bizneseve tuaja. Ose këtë do ta bëjë Kongresi!”. Ishte ky mesazhi i senatori Ed Markey për Musk.

7. Dështimi për të gjetur risi

Këtu dështimi është një opsion. Nëse gjërat dështojnë, atëherë ju nuk jeni duke paraqitur risi”. Batuta me të cilën Musk i minimizoi problemet e SpaceX nuk vlen për botën sociale. Në dallim nga raketat, tweet-et nuk postohen në intervale mujore. Ato ndërveprojnë pa ndërprerje me miliona përdorues, duke përforcuar pasojat dhe bërë virale gabimet.

8. Trajtimi i gjithçkaje si një problem komunikimi

Nga paraqitja në ambientet e kompanisë me një lavaman nën sqetull, deri në përhapjen e fotove të rimarrjes në punë të (për më tepër të rreme) të punonjësve për të minimizuar problemin në aspektin personal, Musk duket se po e trajton krizën me meme, a thua sikur atë do të zgjidhin pëlqimet dhe retweet-et.

9. Besimi i tepruar tek rrethi i afërt i bashkëpunëtorëve

Musk gjendet tashmë nën kritikat e një aksioneri të Tesla-s, që e akuzon atë se është i mbipaguar për aq pak kohë sa po i kushton kompanisë. Me blerjen e Twitter-it, Musk e zëvendësoi drejtorin e menaxhimit me avokatin e tij Alex Spiro, tek i cili stafi drejtues raporton për politikat e kompanisë, marrëdhëniet institucionale, juridike, madje edhe funksionet e marketingut. Role të tjera plotësohen nga miqtë e tij të vjetër, David Sachs dhe Jason Calakanis. Me rrethin magjik tëYes Men, Musk nuk po përballet me askënd që është jashtë flluskës së tij.

10. Të mos pasurit një plan

Le të jemi të qartë:Ndoshta Musk e ka një plan në mendje. Por ai mbahet aq i fshehur sa qëderi më tani nuk e ka kuptuar askush. Madje as fansat e tij, të cilët kënaqen me teoritë e ndryshme konspirative në Reddit, nga shkatërrimi krijues deri tek ndërtimi i një Twitteri të riapo kërkimi i provave për të mbrojtur veten me një padi në gjykatë mbi dëmet e shkaktuaranga pronarët e mëparshëm. / Formiche.net – Bota.al

You may also like