Elita Rudi përgjigjet: A do jetë ndonjëherë prezantuese në Shqipëri?

by admin
Spread the love

Elita Rudi do i rikthehet televizionit dhe ky nuk është më një lajm i ri. Tani që edhe Bota është rritur paksa, moderatorja ka zbuluar se në fillim të 2022-it do transmetohet në ekranin e “Klan Kosovës”.

Por, a ka menduar ndonjëherë të vijë si moderatore në televizionet shqiptare? Elita ka treguar në bisedën e fundit virtuale me ndjekësit se ka pasur oferta për të prezantuar emisione në Shqipëri, por është fokusuar te projekti i saj i ri televiziv në Kosovë që do të vijë së shpejti dhe nuk ka gjasa ta shohim shpejt këtu.

Elita ka treguar se edhe bashkëshorti i saj Gjiko i ka propozuar një bashkëpunim, por ajo nuk pranon.  “E kërkon, por nuk po pranoj, apo gaboj?”, ka pyetur Elita duke ka lënë anash dy opsione “Po” dhe “Jo” për ndjekësit që duan të votojnë./revistawho.com

You may also like