Elisabeta Imeraj ngre dyshimin e fortë për lobimin rus në politikën shqiptare: Mund të përdoren për të goditur prokurorët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka folur për paratë ruse në politikë, pas lajmit të publikuar nga mediat ndërkombëtare, ku thuhej qartazi se Rusia ka financuar Partinë Demokratike në kohën ku drejtohej nga Lulzim Basha.

Sipas Imerajt ajo që është më shumë shqetësuese për qytetarët është fakti që njerëzit duhet të dinë se për çfarë merren këto para, nga merren dhe për çfarë përdoren.

E ftuar në emisionin “Kontrast”, Imeraj ngre një tjetër dyshim duke thënë se këto para mund të përdoren për të goditur edhe prokurorët.

“Burimi i të ardhurave nuk mbulon as treçerekun e atyre që nuk përfshihen në fushatë elektorale. Ajo çfarë ne duhet të dimë, si qytetarë, që politikanët na e kanë për detyrë, është të dimë ku i marrin paratë, si i marrin dhe për çfarë i përdorin. Mund të përdorin këto lobingje për të goditur prokurorët”, tha Imeraj ndër të tjera.

You may also like