Elis Bakaj e mbyll me futbollin e luajtur, së shpejti me një post tjetër

by admin
Spread the love

Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Elis Bakaj i ka dhënë fund me futbollin e luajtur. 35-vjeçari e njoftoi këtë lajm mme anë të një postimi në profilin e tij personal në Instagram. Bakaj ishte pa skuadër që në janar 2022 dhe për herë të fundit luajti te Rukh në Bjellorusi.

“Futbolli më dha gjithçka në jetën time. Falenderoj Zotin që më dha mundësinë të bëja profesionin që doja më shumë. Falënderoj të gjithë trajnerët që më mbështetën në karrierën time që nga hapat e parë deri te të fundit. Me siguri do të jem sërish pjesë e këtij sporti, por në një pozicion tjetër.” – tha Elis Bakaj.

Elis Bakaj është aktivizuar në Shqipëri me klube të rëndësishme si Partizani, Tirana, Dinamo apo Skënderbeu, ndërsa ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij jashtë trojeve. Ai u transferua fillimisht te Dinamo e Bukureshtit, përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Ukrainë, Izrael, Kroaci dhe Bjellorusi. /oversport.tv

You may also like