Eliminohet Medvedev, kampioni në fuqi largohet nga Us Open

by admin
Spread the love

US Open regjistroi surprizën më të madhe. Kampioni në fuqi i turneut Daniil medvedev i tha lamtumirën përpara kohe evenimentit njujorkez pasi u eliminua në 1/8 e finaleve.

Ishte Nick Kyrios ai që mposhti numrin 1 të botës duke ia hequr mundësinë e mbrojtjes së titullit teksa e mbylli ndeshjen 3-1.

Seti i parë rezultoi një maratonë të vërtetë me australianin që e fitoi me tiebreak 7-6. Medvedev u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë 6-3.

Pas kësaj nisi spektakli i Kyrgios që zhvilloi ndeshjen perfekte duke mos i lënë asnjë mundësi Medvedev me australianin që fitoi dy setet e tjerë 6-3 dhe 6-2 për të kaluar në çerekfinale ku do të përballet me një tjetër tenist rus, Karen Kachanov.

U kualifikua për në çerekfinale dhe italiani Matteo Berrettini i cili eliminoi spanjollin Davidovich Fokina në 5 sete me rezultatin 3-2.

Seti i parë ishte më i mirë për Davidovich që e fitoi 6-3, por Berrettini reagoi dhe fitoi setin e dytë dhe të tretë 7-6;6-3 për të marrë kryesimin në sete 2-1.

Spanjolli nuk u dorëzua dhe arriti të fitojë fraksionin e katërt 6-4 për ta çuar ndeshjen në set final, ku italiani shfaqi më të mirën e tij teksa e fitoi 6-2 dhe krejt ndeshjen 3-2 dhe në çerekfinale do të pwtballet me norvegjezin Casper Ruud.

Në kampin e femrave, Coco Gauff nuk gaboi dhe preu biletën për në çerekfinale në flushing Meadows.

Tenistja amerikan, numri 12 i botës mundi në raundin e katërt kinezen Shuai Zhang me rezultatin 2-0.

Ishte një ndeshje ku gamet zgjatën shumë me amerikanen që ndonëse fitoi 5 herë me shërbimet e kundërshtares arriti të mbyllë setet me të njëjtin rezultat 7-5.

Në çerekfinale Gauff do të përballet me francezen Carolinë Garcia që eliminoi amerikanen Alison Riske-Amitraj.

Një vend për në çerekfinale siguroi edhe Ons Jabeur. Tenistja tuniziane, numri 5 i renditjes eliminoi rusen Veronika Kudermetova me rezultatin 2-0.

Seti i parë ishte i luftuar mes dy tenisteve me Jabeur që e fitoi me tie break 7-6, ndërsa i dyti ishte pak më i lehtë për tunizianen që e fitoi këtë fraksion 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-0


Top Channel

You may also like