Eliminohet edhe norvegjezi Casper Ruud – Shqip

by admin
Spread the love

Vijojnë surprizat në grand slam të Australian Open, edhe gjatë ditës së sotme ku zhvillohen tamiet e raundit të dytë. Tensiti amerikan Jenson Brooksby mundi numrin 2 në botë norvegjezin Casper Ruud me rezultat 3-1 në sete 6-3, 7-6, 6-7, dhe 6-2. Kështu, grand slami Austtralian open vazhdon pa tre tensitët më të mirët në botë,Nadal, Alcaraz (i dëmtuar) dhe Casper Ruud .

Në ndeshjet e tjera për meshkuj të zhvilluara sot, spikat fitorja e numrit 6 në botë, rusit Andrey Rublev, që mundi finlandezin Emil Ruusuvuori 3-1. Britaniku Daniel Evans fitoi ndaj francezit Jeremy Chardy 3-0, ndërsa francezi Ugo Herbert eliminoi amerikanin Denis Kudla 3-1 në sete.

Te femrat, kualifikim në raundin e tretë ka siguruar bjellorusja Aryna Sabalenka, që mundi amerikanen Shelly Rogers 2-0 në sete 6-3 dhe 6-1. Ndërsa u eliminua rusja Veronika Kudermetova nga amerikania K.Volynets 2-1 në sete.Avanco. Më tej kualifikmohen edhe polakja Magda Linette, që mundi 2-1 estonezen Anett Kontaveit, dhe çekja Karolina Pliskova që mundi kazaken Yulia Antonovna Putintseva 2-0 në sete.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like