Elhaida Dani tha se nuk ka thyer asnjë kod moral, reagon ish-partnerja e balerinit (FOTO)

by admin
Spread the love

Marrëdhënia e re e këngëtares së njohur, Elhaida Dani me balerinin Ledian Agalliaj ka qenë një nga temat më të diskutuara përgjatë këtyre ditëve në media sociale. Pak ditë më parë, këngëtarja konfirmoi romancën e saj me partnerin e saj në kërcim, teksa çifti dhuruan një puthje ‘live’ në skenën e ‘DËTS’.

Por duket se lidhja e çiftit nuk është pritur shumë mirë nga të gjithë ndjekësit në rrjete sociale, teksa veç komplimenteve të shumta, ka pasur edhe shumë reagime për shkak të lidhjes së mëparshme të Ledian Agalliajt.

Balerini ka qenë i fejuar më parë, teksa në puntatat e para të spektaklit të kërcimit ‘Dancing Ëith The Stars’, ai mbante një unazë në dorë, simbol i lidhjes me vajzën e quajtur Ditjona, e cila ka reaguar së fundmi, pas deklaratës së bërë nga Elhaida, ku shkruante në rrjete sociale se ajo nuk ka thyer asnjë kod moral.

“Nga reagimet tuaja kuptova që veprimet tona mund të jenë dukur të nxituara pasi kanë shkaktuar indinjatë duke konsideruar disa rrethana të cilat ne i kemi sqaruar përpara se kjo marrëdhënie të niste. Më besoni që unë nuk kam thyer asnjë kod, qoftë moral. Por nuk jam unë person që duhet t’i sqarojë mirë për publikun”, është një pjesë e reagimit të Elhaida Danit në rrjete sociale.

Sakaq, së fundmi, ish-partnerja e balerinit, Ditjona Bora ka publikuar një foto të saj në Instagram ku shkruan: ‘E vërteta ndryshon me kalimin e kohës’. E mesa duket Ditjona nuk është pajtuar aspak me deklaratën e këngëtares , duke nënkuptuar se ajo po gënjen.

You may also like