Elektranat e Maqedonisë së Veriut do të marrin në menaxhim Beg-un

by admin
Spread the love




Elekranat e Maqedonisë së Veriut informon  se  javën e ardhshme zyrtarisht do të marrë përsipër menaxhimin e BEG-ut,  dhe ngrohjen qendrore në Shkup-Veri. EMS, më tej deklaron se  mirëpret masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së  Maqedonisë së Veriut  dhe KRRE–ja  të kapërcejnë krizën me furnizimin me energji elektrike dhe krizën me furnizimin me ngrohje.  EMS vazhdimisht shpreh gatishmëri dhe bashkëpunim me institucionet dhe në periudhën e kaluar është vënë në dispozicion për angazhimin e saj shtesë dhe përfshirjen në mesataret për tejkalimin e krizës.

Nga EMS bëjnë të ditur se  Marrja e menaxhimit të tre subjekteve BEG (Prodhim, Distribuim dhe Furnizim) dhe Ngrohje,  SHA Shkupi Veri pritet gjatë javës së ardhshme, pasi SHA EMS të marrë nga Qeveria vendimet dhe përgjegjësitë e nevojshme për zbatimin e marrjes.

Nxehmje Qendrore do të ketë në periudhën nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 01: 00 pas mesnate me fuqi të plotë, pra do të përmbushë kapacitetin maksimal të instaluar prej 227 megavat.


You may also like