El Clasico në shifra/ Nga ndeshjet direkte te trofetë, ja bilanci mes skuadrave

by admin
Spread the love

Edhe pse pa Messin e Ronaldon, El Clasico mbetet El Clasico, pasi përfaqëson përballjen mes dy prej skuadrave që kanë shkruar historinë e futbollit spanjoll e atij europian dhe kanë dhuruar gjithmonë sfida me rivalitet të jashtëzakonshëm, qoftë edhe për shkak të rrethanave politike.

Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen të dielën në orën 16:15 në “Camp Nou”, në sfidën e tyre të 247 zyrtare, teksa 246 ndeshjet e zhvilluara deri tani flasin për një epërsi fare të lehtë të Los Blancos, që numërojnë 98 fitore, kundrejt 96 sukseseve të katalanëve dhe 52 barazimeve.

Bilanci i ndeshjeve direkte:

Kompeticioni Ndeshje Fitore Barcelona Fitore Reali Barazime
La Liga 182 72 75 35
Kupa e Mbretit 35 15 12 8
Kupa e Ligës 6 2 0 4
Superkupa e Spanjës 14 4 8 2
Kupa e Kurorëzimit 1 1 0 0
Champions League 8 2 3 3
Të gjithë kompeticionet 246 96 98 52
Miqësore 33 19 4 10
Ndeshjet total 279 115 102 62

Dy skuadrat janë përballur më së shumti në La Liga dhe Kupën e Mbretit, ndërsa mes tyre regjistrojnë edhe 8 sfida të vlefshme për Ligën e Kampionëve, ashtu si edhe 20 të tjera mes Kupës së Ligës dhe Superkupës së Spanjës.

Vlen të theksohet se dy skuadrat kanë luajtur edhe një numër shumë të madh ndeshjesh miqësore, plot 33, të cilat flasin ndjeshëm në favor të Barcelonës, që ka fituar 19, ka barazuar 10 dhe ka humbur vetëm 4.

Shifra thuajse të njëjta kanë të dy skuadrat edhe kur numëron trofetë zyrtarë të fituar, me Barcelonën që numëron 97 trofe kundrejt 95 të Realit, megjithatë katalanët kanë fituar më shumë trofe të rëndësishëm si Champions League dhe kampionati spanjoll./ SS

Trofetë e fituar:

Barcelona Kompeticioni Reali i Madridit
Në Spanjë
26 La Liga 34
31 Kupa e Mbretit 19
13 Superkupa e Spanjës 11
3 Kupa Eva Duarte (nuk organizohet më) 1
2 Kupa e Ligës (Nuk organizohet më) 1
75 Të gjitha 66
Në Europë
5 Uefa Champions League 13
4         .  .     . Uefa Kupa e Kupave (nuk organizohet   ) 0              …..           .
0 Uefa Europa League 2
5 Uefa Superkupa Europiane 4
3 Fairs Cup  (Nuk organizohet) 0
2 Kupa Latine (Nuk organizohet) 2
0 Kupa Ibero-Amerikan (Nuk org.) 1
0 Kupa Interkontinentale 3
3 FIFA Botërori i Klubeve 4
22 Të gjitha 29
97 Total Trofe 95


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || []; function gtag(){dataLayer.push(arguments);} gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId : '1715618661991455', xfbml : true, version : 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id){ var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) {return;} js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like