Ekuadori dhe Uruguai presin biletën për Katar, Brazili poker ndaj Kilit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Java e parafundit për kualifikueset e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut i buzëqesh Ekuadorit dhe Uruguait. Të dyja ekipet prenë biletën për një vend në “Qatar 2022” edhe pse në mënyra të ndryshe.

Edhe pse u mposht nga Paraguai me rezultatin 3-1, Ekuadori ia doli të kualifikohej pas humbjes së Perusë që e rrezikonte. Ata e kanë hipotekuar tashmë matematikisht kalimin në fazën finale të Kupës së Botës.

Nga ana tjetër, Uruguai ka bërë një rrugëtim fantastik tre javët e fundit çka i siguroi një vend në Kupën e Botës. Fitorja e tretë radhazi për ta, këtë herë kundër Perusë me rezultatin minimal 1-0. Ishte De Arrascaeta ai që i dha fitoren Uruguait duke u kthyer edhe në heroi e kombëtares së vetë.

Në ndeshje të tjera, poker i Brazilit që mposhti me rezultatin 4-0 Kilin që shanset më të mëdha janë që mos të kualifikohet për në Kupën e Botës. Fillimisht Neymar dhe 11-metërsh e më pas Vinicius Junior i dhanë goditjet e para Kilit në pjesën e parë. Ndërkohë në pjesën e dytë, Coutinho e më pas Richarlison plotësuan pokerin.

Fitore ka arritur edhe Kolumbia kundër Bolivisë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte Diaz ai që hapi siparin e golave, përpara se Borja dhe Uribe të vulosnin rezultatin final të takimit.

Kështu, Brazil, Argjentinë, Ekuador dhe Uruguai janë katër ekipet nga Amerika e Jugut që shkojnë drejtpërdrejtë në Kupën e Botës. Sakaq, Peruja ndodhet në vendin e pestë që të çon në “play off” me 21 pikë, 1 më shumë se Kolumbia dhe 2 më shumë se Kili, me vetëm një ndeshje të mbetur për t’u luajtur. /oversport.tv

KUALIFIKUESET PËR BOTËROR – AMERIKA E JUGUT – JAVA 17
Brazil-Kili 4-0

Shënues: Neymar (pen) 44’, Vinicius 45+1’, Coutinho (pen) 72’, Richarlison 90+1’

Kolumbi-Bolivi 3-0
Shënues:
Diaz 39’, Bojra 72’, Uribe 90’

Paraguai-Ekuador 3-1
Shënues:
Morales 10’, Hincapie (autogol) 45+6’, Almiron 54’ / Caicedo (pen) 85’

Uruguai-Peru 1-0
Shënues:
De Arrascaeta 42’

Foto: Selección Uruguaya, Twitter

You may also like