Eksperti i sigurisë zbulon masat e rrepta që janë marrë për vizitën e Erdogan në Shqipëri

by admin
Spread the love

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, lidhur me vizitën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, tha se kjo vizitë është shoqëruar me marrjen e masave të rrepta sigurie.

Sipas Karamuços, këto masa të kujtojnë vizitën e presidentit amerikan Gorge Bush, para një dekade.

“Në fakt në dallim nga të gjitha vizitat e presidentëve të tjerë, dhe në krahasim me të gjithë presidentët e tjerë, masat kanë qenë të shtuara, ngjajnë më vizitën e presidentit amerikane Bush para një dekade. Kjo ndodh për një arsye pas tentativës për grushtshtet, të gjitha autoritetet turke kanë planifikuar masat e rrepta të sigurisë njësoj si te SHBA. I gjithë armatimi, masat, përcjellja, makinat, përdoren si i njejtë protokoll që ndiqet nga shërbimet sekrete amerikane. Erdoganin e ruan Njësia Speciale kundër sulmit policor.

Gati 20 persona që janë të shërbimit fizik të Erdogan nuk kanë ardhur në Shqipëri pasi janë konstatuar me COVID, dhe janë zëvendësuar pasi ka një forcë që ka ardhur në Shqipëri prej një jave, pasi sigurisht që janë të parashikuara cdo gjë. Nuk ka asgjë të paparashikuar në të tilla vizita, merret çdo masë për sigurinë fizike të presidentit.“-u shpreh ai.

Karamuco tha se forcat policore të vendit nuk janë lejuar të vrojtojnë në një parametër të afërt, përpos në perimetrin e ruajtjes në distancë. Poashtu është bërë vlerësimi paraprak i zonave të mundshme të rrezikut.

“Survejimet nga ajri, survejimet e llojeve të ngushta, sipas protokolleve të veçanta, policia jonë është vetëm në ruajtje në distancë, nuk është lejuar në perimetrin e ngushtë apo të mesëm.

Bëhet një vlerësim paraprak të zonave të rrezikut, në lidhje me shtëpitë ku mund të kenë armatim, radarët që tregojnë eksplozivin, armët etj. Edhe monitorimi është pjesë e sigurisë. Laçi hyn në zonat e kuqe të Shqipërisë për shkak të disa grupeve kriminale.

Por në Shqipëri mund të ketë disa celula të organizatës kriminale gyleniste që mund të provokojnë situate të ndryshme.

A ka rrezik, reale nga gylenistët? Sipas Karamuços, janë vlerësime që për shkak të sigurisë nuk bëhen publike. Janë vlerësime risku që janë sekrete dhe nuk bëhen kurrë publike, por nuk është rasti për të pasur një rast kaq të ekzagjeruar ne jemi në harmoni ndaj është e tepërt kjo masë sigurie në kaq detaje të hollësishme.

Prej 6-7 vitesh ekonomia ushtarake turke është zhvilluar. Në muajin mars do kemi një pagesë për monitorimin nga dy satelitë për monitorimin në aspektin fizik por edhe ushtarak ku futet dhe monitorimi i droneve në aspektin ushtarak. Blerja e droneve është një vlerë e shtuar për sigurinë.“-tha ai.

You may also like