Eksperti i sigurisë: Depërtimi i sulmeve nga Irani deri te sistemet qeveritare tregon që AKSHI ka dështuar

by admin
Spread the love

Qeveria shqiptare ka investuar 197 mln euro për sistemet digjitale, një investim disa herë më i lartë në raport me numrin e përdoruesve, nëse e krahasojmë me vendet e tjera.

Bazuar në investimet e kryera nga institucionet shqiptare, supozohej që këto të dhëna me rëndësi të ishin të mbrojtura nga disa filtra sigurie. Ngjarjet e ditëve të fundit na tregojnë se investimet përmes tenderave miliona euro të AKSHI-t nuk kanë garantuar as sigurinë minimale në sistemin kibernetik në Shqipëri. Sepse sistemet digjitale u rrëzuan lehtësisht, pasi u bënë objekt sulmesh.

Referuar shumave të pasqyruara nëpër tenderat e AKSHI-t, supozohej se sulmet iraniane ose të kujtdo tjetër do të ndesheshin në pengesa serioze për të arritur qëllimin. Janë vetëm tri kompani që kanë fituar tenderat për thuajse gjithë fondin e akorduar për ruajten e sistemeve të të dhënave digjitale.

Këto kompani shqiptare, dyshohen si të lidhura me politikën ndërkohë që nuk është e qartë nëse ato janë çertifikuar nga kompani ndërkombëtare.

Sipas ekspertit të sigurisë, Ergys Muzhaqi Agjensia Kombëtarë e Shoqërisë së Informacionit e ka neglizhuar këtë sulm, duke mos kryer hetime në kohën e duhur: “Mendoj që AKSHI si pjesë e qeverisë shqiptare ka dështuar në këtë pikë, pavarsisht se sulme kibernetike ndodhin, pavarsisht se shtete shumë më të konsoliduara, me përvojë më të konsoliduar, me burime financiare por edhe intelektuale dhe njerëzore goxha më të avancuara dhe më të fuqishme se tonat pësojnë lëndime në fushën kibernetike, fakti që janë lënduar pra janë sulmuar në mënyrë shumë të rëndë edhe sistemi qeveritar por aq më tepër TIMS-i tregon që në këtë fushë kemi dështuar”.

You may also like