Eksod te Skënderbeu, Dajan Shehi i radhës që konfirmon largimin

by admin
Spread the love

Rënia në Kategorinë e Parë është shoqëruar me shumë largime nga Skënderbeu. Në rrjetet sociale i kanë konfirmuar Vangjel Zguro, Leard Sadriu, Jean Victor, Agnaldo Moraes, Bekim Rexhepi dhe Leonat Vitija.

I radhës që e mbyll përfundimisht me korçarët është mbrojtësi Dejan Shehi. I larguar nga Partizani në janar, për gjashtë muaj mbrojti ngjyrat e Skënderbeut.

Në Instagram ai ka shkruar së fundmi: “Bashkëpunimi im me klubin e Skënderbeut mbyllet sot. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin.

Uroj që të riktheheni sa më shpejt në majën e futbollit shqiptar. Faleminderit Skënderbeu! Do më mungoni çuna”. / oversport.tv

You may also like