EKSLUZIVE/ Ja kërkesat e Alternativës për tu bërë pjesë e qeverisë

by admin
Spread the love

Pas dështimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë, skena politike në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë e nxehtë si shkak se edhe opozita por edhe partitë në pushtet kanë nga 60 deputet secila. Partitë në pushtet me në krye kryeministrin Zoran Zaev, i kanë propozuar Alternativës së Afrim Gashit për tu bërë pjesë e qeverisë, por akoma nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim, shkruan InfoShqip.

Burime të besueshme nga Alterntiva që duan të ngelen anonim për InfoShqip thanë se për tu bërë pjesë e qeverisë e Alternativa ka kërkuar Ministrine e Buqësisë dhe drejtoritë të cilat i takonin Lëvizjes Besa që tashmë është larguar nga qeveria, por gjithashtu do të kërkojnë dy ministri tjera, pra një ministri që aktualisht drejtohet nga LSDM-ja dhe një ministri që drejtohet nga BDI-ja. Poashtu nga Alternativa kërkojnë edhe nga 20 drejtori që aktualisht takojnë LSDM-së dhe BDI-së dhe normalisht edhe drejtoritë e Lëvizjes Besa. Pra për tu bërë pjesë e qeverisë Alternativa kërkon 3 ministri dhe reth 50 drejtori.

Nga partia e Afrim Gashit thonë se nuk lëshojnë pe nga kjo kërkesë, sepse pesha e tyre politike në këtë moment dhe në këto rrethana është shumë më e madhe dhe vetëm kështu pushteti mund të ndahet në mënyre më të drejtë sipas peshës aktuale politike.

Poashtu për InfoShqip nga Alternativa paralajmërojnë se do të kërkojnë edhe marrëveshje që garanton se zgjidhjet kadrovike që do të dakordohen të realizohen menjëherë, e jo të zvarriten si herën e kaluar, kur disa edhe nuk u realizuan fare. /InfoShqip.com

You may also like