Ekskluzive: Zbulohet skema e përfitimit – të përfshirë multimilioneri nga Gjilani e drejtues të FFK-së

by admin
Spread the love

Hulumtimi i Insajderit dhe Insportit zbulon dëshmi për një skeme përfitimi të mirë përgatitur, në të cilën përfshihen drejtues të FFK-së dhe një multimilioner që drejton një klub futbolli të Superligës.

Drejtusit e Federatës së Futbollit të Kosovës janë në dijeni për këtë skemë mashtrimi dhe duke mos e ndaluar, e ka jetësuar skemën e mashtrimit.

Në lidhje me keq përdorimin dhe planet për Kampin Nacional Edukativ në Hajvali, ka ngritur “zërin” ish-sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Salihu përmes raportit “Top Konfidencial” të cilin “Insporti” e ka publikuar ditë më parë, ka alarmuar anëtarët e Komititetit Ekzekutiv të FFK-së për skemën e mashtrimit në buxhetin dhe planin për ndërtimin e kompleksit të Hajvalisë.

Ai në raport ka shkruar se të gjithë, përfshirë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv janë bërë “kinse budallenj” për ta lejuar punën e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

Gazeta online “Insporti” ditë më parë ka publikuar një artikull rreth punimeve në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali me titullin “FFK-ja i jep tender pronarit të SC Gjilanit”.

Lidhja e Zukës me kompaninë “Milenium SH.P.K” duket se është shumë e afërt, pasi djali i tij, Mërgim Zuka, është bashkëpronarë me Jeton Aliu, familjar i pronarëve të kompanisë “Milenium SH.P.K”.

Mërgim Zuka është bashkëpronarë në kompaninë “ETI SH.P.K” me Jeton Aliu, që është familjar i afërt i pronarëve të kompanisë “Milenium SH.P.K”.

Në këtë kompani, “ETI SH.P.K”, Mërgim Zuka ka 50 për qind të aksioneve, sipas të dhënave zyrtar në Agjencia e regjistrimit të bizneseve të Kosovës “ARBK”.

Ndërsa, pronarët të “Milenium SH.P.K” janë Misim Aliu dhe Milaim Aliu.

Kompania “Milenium SH.P.K” është duke kryer punimet e kompleskit në Hajvali së bashku me “TALI SH.P.K”.

Ky kompleks për t’u përfunduar po ndihmohet edhe nga kompania “Tali SH.P.K”. Kamionët e kompanisë “Tali” janë parë duke kryer punë në kompleksin e Kampit Nacional Edukuativ.

Gazeta online “Insporti” po ashtu ka siguruar një fotografi ekskluzive në të cilën shihet një nga kamionët e kompanisë “Tali SH.P.K”.

Pronar i kompanisë “Tali” është Florim Zuka, njëkohësisht edhe pronari i klubit SC Gjilani.

“Insporti” ka kontaktuar me Florim Zukën për ta konfirmuar se kamionët e kompanisë që ai zotëron janë duke punuar në kompleksin e FFK-së dhe se a ka ndikuar roli i tij në futboll për të siguruar këtë projekt.

Zuka në prononcimin e dhënë për redaksinë e “Insportit” ka konfirmuar se kamionët e tij janë duke punuar në kompleksin e FFK-së.

No description available.

“Po unë jam pronar i kompanisë Tali, dhe ne jemi nënkontraktor në punimet tek Qendra Stërvitore e Federatës së Futbollit të Kosovës në Hajvali. Tenderin e ka fituar kompania Milenium SHPK, ne jemi nën kontraktor dhe kemi filluar punën qe dy tri ditë”

Në pyetjen nëse ka ndikuar fakti që Zuka është pronar i klubit SC Gjilani, në kontraktimin e këtij tenderi, ai ka mohuar gjithçka duke thënë se nëse do të kishte ndikuar ai do ta fitonte vetë tenderin.

“Jo nuk ka ndikuar asgjë, nëse do të kishte ndikuar, unë do ta fitoja vetë tenderin” – u shpreh ai.

Redaksia e “Insportit” ka dërguar pyetje në drejtim të FFK-së tash e disa ditë, por që nuk ka pranuar përgjigje nga kjo e fundit.

Gazeta online “Insporti” ditë më parë ka publikuar raportin “Top Konfidencial”  i shkruar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.

Në një ndër faqet e raportit, Salihu ka zbuluar një detaj interesant.

Në faqen IV(katër), Salihu përmend edhe kompleksin e Hajvalisë si dhe përfshirjen e një ish-ministri.

No description available.

Sipas raportit ky kompleks është bërë pa buxhet të caktuar, pa para masa dhe pa para llogari.

Po në këtë faqe, ai ka shkuar se përveç problemeve me drejtësinë, Ademi i ka premtuar shumëçka një kryetar klubi nga Gjilani.

Në këtë dokument nuk përmendet se për cilin klub bëhet fjalë, FC Drita apo SC Gjilani.

Ky raport është shkruar më 13 qershor të këtij viti.

Në Hajvali, FFK-ja ka ndërtuar Kampin Nacional Edukativ dhe selinë e re (zyret) të cilët ende nuk janë përfunduar.

Florim Zuka përveç futbollit dhe biznesit merret edhe me politikë. Ai është anëtar i partisë Nisma për Kosovën. /Insporti.com/

You may also like