EKSKLUZIVE: Ylli botëror kroat viziton restorantin e shqiptarit në Zvicër, Isa Behaj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Luka Modriq ka fituar katër herë Champions League me Real Madridin, mesfushori 36-vjeçar është një nga futbollistët më të suksesshëm në botë. Kroati i kaloi ditët e Krishtlindjeve me familjen e tij në Lucern dhe në Bürgenstock

Një reklamë fantastike për rajonin tonë, pasi Luka Modriq ka më shumë se 20 milionë ndjekës në kanalin e tij në Instagram, shkruan “Luzerner Zeitung”. Kapiteni dhe lojtari rekord ndërkombëtar i Kroacisë takoi edhe shokun e tij Tomislav Puljiq gjatë vizitës së tij. Ish-shefi i mbrojtjes së FCL-së dhe futbollisti botëror nga viti 2018 e njohin njëri-tjetrin duke luajtur së bashku në klubin e tyre të rregullt në qytetin e tyre të Zarës.

Tomi Puljiq tani është agjent i një lojtari. A mundet ai ta transferojë Luka Modriq në FC Luzern? Kjo mbetet një utopi, por Puljiq me Modriq bëri një vizitë në picerinë Al Forno në Kriens, e cila është e njohur nga sportistët dhe të cilën me sukses është duke e menaxhuar gastronomi shqiptar Isa Behaj. “Topi i Artë në Al Forno” ka shkruar Tomi Puljiq për foton e tij, të cilën Luka Modriq e shfaq me mikpritësin Isa Behaj përballë fanellës së FCL të Puljiq me numrin 13.

“Ishte një kënaqësi vërtetë e rrallë të kesh mysafir një sportist me aq renome të madhe botërore, siç është futbollisti Luka Modriq. Jam adhurues i flaktë i sportit dhe i mbështes ekipet e rrethinës së Lucernit në mënyra të ndryshme. Tek unë vijnë shumë sportistë të njohur nga e gjithë bota, por jam befasuar me sinqeritetin dhe modestinë e futbollistit kroat. Ishte një djalosh shumë i çiltërt dhe me këmbë në dysheme”, rrëfen enkas për “Shtegu.com” Isa Behaj, duke shtuar se më në fund, pasi veturën taksi të cilën e kishin porositur për Luka Modriq, do të vonohej gjysmë ore. Isai nuk hezitoi aspak dhe nuk lejoi që mysafiri i tij i lartë të priste aq shumë. Prandaj, ai e shoqëroi me veturën e vet deri te stacioni trenit, e më pas, Luka Modriq do të vazhdonte udhëtimin e tij me anije.

You may also like