EKSKLUZIVE/ Vangjel Mile gati të jetë trajner i parë, firmos me ekipin grek

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendës trajneri i Teutës, Vangjel Mile është gati të bëhet trajner i parë. Ish-sulmuesi ka arritur një marrëveshje me klubin grek Irodotos për të startuar kështu karrierën e tij si trajner i parë i një ekipi.

Sipas burimeve pranë Oversport, Vangjel Mile ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Irodotos dhe shumë shpejt do të marrë drejtimin e ekipit. Këta të fundit militojnë në Kategorinë e dytë për nga rëndësia në Greqi.

Vangjel Mile ka diskutuar gjithashtu edhe me drejtuesit e Teutës për këtë ofertë dhe ata e kanë lënë të lirë të vazhdojë karrierën e tij. Tashmë mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi grek. Afrimi i Miles përkon edhe me startin e kategorisë së dytë greke, ku Irodotis do të zhvillojë ndeshjen e parë ditën e nesërme. /oversport.tv

You may also like