Ekskluzive: Arbër Zeneli në mars i gatshëm për Kosovën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Para ndeshjeve të National League, Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësorë në muajin mars, shkruan Insporti.

Për takimet miqësorë i gatshëm do të jetë sulmuesi ‘dardan’, Arbër Zeneli.

Lajmin për Insportin e ka konfirmuar babai i Arbër Zenelit, Avni Zeneli, i cili tha së Arbëri do të rikthehet shumë shpejt në fushë dhe se do të jëtë i gatshëm për Kosovën në muajin mars.

“Arbëri do të jetë i gatshëm për Kosovën për ndeshjet e muajit mars, ndërsa do të rikthehet së shpejti në fushat e gjelbra” – tha Avni Zeneli, babai i Arbër Zenelit.

Ylli ‘dardan’ u lëndua në muajin korrik të vitit të kaluar në ndeshjen e Reims ndaj Auxerre, ku edhe klubi njoftoi se do të mungojë gjatë. Ylli i Kosovës e pati një lëndim të tillë edhe në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës për gati një vit.

Ndryshe, kundërshtarët e ndeshjeve miqësore nuk janë zbuluar ende, me përzgjedhësin e ‘Dardanëve’ emri i të cilit nuk është bërë i ditur ende.

Pas shkarkimit të trajnerit zviceran Challandes, Kosova në ndeshjet e nëntorit u udhëhoq nga trajneri i përkohshëm slloveni, Gliha.

Në National League, Kosova do të jetë në Grupin 2 të Ligës C me fituesin e ndeshjes mes Qipros e Estonisë, me Greqinë sërish dhe me Irlandën e Veriut.

/Insporti,com

You may also like