Ekipi qeveritar në Sofje nisi bisedimet me kolegët bullgarë për përballjen me krizën energjetike

by admin
Spread the love




Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite në Sofje filloi bisedimet me përfaqësuesit e qeverisë bullgare për përballjen me pasojat e krizës energjetike.

Kryeministri Kovaçevski u prit nga kryetari i qeverisë së përkohshme bullgare, Galab Donev.

Në delegacionin maqedonas janë ministrat e Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe ministrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtori i ESM-së Vasko Kovaçevski, si dhe përfaqësues nga departamentet e ekonomisë dhe energjetikës.

Para nisjes për në Sofje, Kovaçevski paralajmëroi se do të diskutohet për furnizimin me energji elektrike përmes Bullgarisë, si eksportues i energjisë elektrike, si dhe një nga kërkesat e Odës Ekonomike, që të sigurohet qarkullim i pandërprerë i energjisë elektrike gjatë gjithë periudhës së dimrit.

Kovaçevski dhe Donev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kovaçevski në Sofje do të takohet edhe me presidentin bullgar Rumen Radev.

Përveç energjisë, në takime pritet të diskutohen edhe çështje të tjera.


You may also like