Ejup Rustemi vazhdon me inspektimin e punimeve në Korridorin 8

by admin
Spread the love

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, së bashku me kryeministrin Talat Xhaferi dhe ministrat Bllagoj Boçvarski dhe Lupço Nikollovski, realizuan inspektim të punimeve ndërtimore në rrugën eksprese Kriva Pallankë – Rankovcë – Stracin, e cila është pjesë e Korridorit 8.

Gjatësia e përgjithshme e rrugës eksprese është 25.5 kilometra, me gjerësi të korsive prej 12.5 metrash. Segmenti i parë, Dllaboçicë – Çatall është me gjatësi prej 15.5 kilometrash, ndërsa segmenti i dytë, Kriva Pallankë – Dllaboçicë është me gjatësi prej 10 kilometrash. Vlera e projektit është 63 milionë euro, mjete të siguruara nga Banka Botërore, ndërsa afati i përfundimit të ndërtimit të rrugës eksrese sipas kontratës është Maj 2024.

“Ndërtimi i dy Korridoreve Evropiane është prioritet për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për NPRRSH-në. Përgjatë linjës së Korridorit 8 investuam në disa projekte. Realizuam rehabilitim të rrugës magjistrale Kumanovë – Stracin në gjatësi prej 32 km, e cila është prej një rëndësie të veçantë jo vetëm për rajonin por edhe për mbarë vendin.

Gjithashtu, është rehabilituar dhe rikonstruar rruga nga Rankovci deri në Kriva Pallankë në gjatësi prej 21 kilometra ndërsa përfunduam rikonstruimin me rehabilitim dhe ndërtimin shtesë të një korsie në rrugën shtetërore Kriva Pallankë – Deve Bair në gjatësi prej 13 kilometrash.

Është përgatitur dokumentacioni i projektit për rehabilitim të rrugës shtetërore A2, qarkorja në Kriva Pallankë, ndërsa jemi në fazë të pergatitjes së dokumentacionit të tenderit për përzgjedhje të kontraktorit dhe mbikqyrësit.” – deklaroi Rustemi.

Me të gjitha projektet dhe aktivitetet e filluara në këtë rajon, do të kompletohet infrastruktura rrugore e Korridorit 8, që do të mundësojë rrugë të sigurta për pjesëmarrësit në komunikacion, përfitime për ekonomitë dhe lidhje cilësore të shtetit.

You may also like