Ejup Rustemi inspekton punët ndërtuese të autostradës Kërçovë – Ohër – FOTO

by admin
Spread the love

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, me përfaqësues të kontraktorëve, me mbikëqyrësit, projektues, me profesor nga Fakulteti i Ndërtimtarisë pranë USHKM-së , si dhe përfaqësues të mediumeve, realizuan inspektim të gjendjes aktuale mbi ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër. Në qendër të inspektimit ishin rrëshqitjet e reja në trasenë, gjithësej 13, të cilat vështërsojnë vazhdimin e punimeve në këtë aks rrugorë.

Për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht për NPRRSH-në, finalizimi i autostradës Kërçovë – Ohër është një nga prioritetet më të rëndësishme infrastrukturore. Prandaj, NPRRSH punon jashtëzakonisht me përkushtim dhe me një kapacitet të plotë për realizimin e tij, si një projekt me rëndësi vendimtare për qytetarët, për ekonominë dhe për zhvillimin e ekonomisë lokale, veçanërisht të turizmit.

You may also like