Einxhel Shkira zbulon arsyet pse nuk është takuar me Beniadën pas daljes nga BBV – Revista Who

by admin
Spread the love

E ftuar në “RTV Ora”, Einxhel tregoi të vërtetat e saj në lidhje me takimet jashtë Big Brother VIP me banorët që pati miqësi.

Ajo tregoi bë fillim emrat e banorëve me të cilët është takuar.

“Me Semin jam takuar, kemi kaluar goxha kohë, kemi qenë dhe në Kosovë. Me Arjolën jam takuar dhe kemi qenë bashkë me vajzat e saj për darkë. Takuam Monikën te ditëlindja”, tha Einxheli.

Ajo zbuloi se Beniadën nuk e ka takuar dhe arsyeja duket si tallje.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”, u shpreh Einxhel.

Beniada vetë ka treguar se nuk janë takuar prej angazhimeve, por mbetet për t’u parë si do shkojë raporti tyre.

You may also like