Einxhel Shkira bëhet e fortë, ia hedh valles me dorë në allçi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Banorja e shtëpisë së famshme, Einxhel Shkira, i ndodhi e papritura në “Big Brother VIP”.

Ashtu siç u bë e ditur para disa ditësh derisa po improvizonte një lojë me Ilirin, u rrëzua dhe e theu krahun e majtë.

Moderatorja për pak orë u largua nga shtëpia duke u dërguar në trajtim mjekësor e më pas kaloi edhe një operacion që e kaloi me sukses.

Si duket tani Shkira po e mbledh veten mjaft mirë dhe duket në top-formë pas disa videove që po qarkullojnë.

Ditën e sotme ajo ka treguar forcën e saj duke ia hedhur valles me banoren, Arjola Demiri dhe Beniada Nishani.

Në disa momente vajzat edhe po e përgëzonin atë për energjinë që ka përkundër gjendjes jo të mirë të krahut, pasi ende e ka në allçi.


You may also like