Einxhel rikthehet në “BB VIP”: Më kanë vendosur vidë…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja Einxhel Shkira është kthyer në shtëpinë e Big Brother pas incidentit që pati. Ajo i ka treguar banorëve eksperiencën e saj.

“Sot kur erdhi që të më kontrollonte, i thashë doktorit, a e pe mbrëmë Big Brotherin? Më tha shkova vonë në shtëpi, nuk arrita që të shihja”, tregon EinxhelAjo nuk la pa komentuar zinxhirin e shpëtimeve duke thënë: “Iu thashë u desh që të thyeja krahun, që të më binte mua radha që të nisja zinxhirin.”

Ndërsa për gjendjen e saj shëndetësore u shpreh se ka patur vështirësi për të fjetur.

“Në 7 të mëngjesit kam fjetur, nuk më zinte gjumi për qamet, kisha mbetur kështu si… Do ta mbaj 10 ditë allçinë, fizoterapinë, koha e rikuperimit është goxha.Ishte krahu komplet i shkalafitur, më kanë vendosur vidë, unë tentoja që ti shpjegoja mjekut të parë rënies, kam rënë me dorë i thoja”, tregon më tej Einxhel.

Kujtojme se banoret fillimisht nuk e kuptuan rëndësinë e situatës dhe prandaj reagimi i tyre erdhi me vonesë.

’Ne nuk e besuam në fillim, para se të hidhej ajo bëri humor se do të thyente një kockë. Ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme nëpër lojra’’,– tha Arjola.

‘’Të na falni për të qeshurat por në fillim nuk e kuptuam. Por ajo është një vajzë e fortë dhe do ta kalojë me sukses’’,- shtoi Monika.

Nga ana tjetër edhe Iliri tregoi se loja që provoi Einxhel kërkon një përgatitje të madhe fizike.


You may also like