Einxhel pret t’i kërkojë falje, i përgjigjet Beniada: Hajde flasim personalisht!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, zbuloi disa ditë më parë se nuk mban kontakte me ish-banoren e “Big Brother”, Beniada Nishanin, me të cilën ishin shoqe të ngushta. Gjithashtu, shtoi se priste një falje nga modelja. Por sot, ka reaguar, vetë Beniada, duke u shprehur gjatë një interviste se e mira sipas saj është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën por të ulen e të bisedojnë.

Ajo tregoi në “Wake up” se sot do t’i shkruajë një mesazh dhe se shpreson të kenë një bisedë mes tyre për të sqaruar gjërat. “Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjëri.

E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë jo nëpër studio.

Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, u shpreh Beniada Nishani.

You may also like