Einxhel konfirmon shtatzëninë: Mezi po presim të prekim duart e tua të vogla

by admin
Spread the love

Moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë.

Einxhel ka publikuar një video në Instagramin e saj, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë Dagzit.

Ajo gjithashtu ka bërë edhe një dedikim emocionues, duke thënë se mezi presin t’i prekin duar e vogla të foshnjës.

“Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë. Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re. Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hynjore. Kur thjeshtë një prekje dore kthehet në një prekje jete dhe ne mezi po presim të të prekim duar e tua të vogla”, ka shkruar ajo.

You may also like